Lajme
Ymeri: VV i ka trajtuar njerëzit që kanë kontribuar më shumë në të goxha më keq se Haki Abazin
Demokracia
21:46 | 21 Shkurt 2023

Share:

Analisti Visar Ymeri në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini është shprehur Lëvizja Vetëvendosje si parti i ka trajtuar edhe më herët deputetët jo aq mirë dhe ka thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur vetëm ndaj deputetit Haki Abazi.

Megjithatë, sipas Ymerit LVV i ka trajtuar më keq personat që kanë kontribuar në të më shumë se Abazi.

“Mënyra se si e ka trajtu Vetëvendosja Haki Abazin, unë mendoj se Haki Abazi është duke folur qetash për diçka që ky e ka ditur, dmth jo vetëm Haki Abazi por edhe shumë aty e kanë ditë. Vetëvendosja i ka trajtuar njerëzit që kanë kontribuar shumë më shumë në LVV goxha më keq se Haki Abazin. Nuk e mbështesë një sjellje të tillë ndaj askujt, nuk është hera e parë që VV e bën këtë… shpresoj të jetë e fundit”, ka thënë Ymeri në studion e emisionit Debat Plus.

Ndërsa, ka theksuar se rasti Dehari edhe nëse ka qenë vetvrasje duhet zbardhur e hulumtuar, pasi përgjegjësi edhe në raste të tilla kanë organet kompetente.

“Edhe nëse ka qenë vetvrasje kjo e Astrit Deharit prap këtu ka përgjegjësi organet shtetërore, në këtë rast Organi i Korektimit, pra i Burgjeve. Kanë përgjegjësi edhe nëse është vetvrasje, duhet me u zbulu, duhet me u marrë vesh njëherë e përgjithmonë”, u shpreh Ymeri.

I pyetur për çështjet e ngritur nga Abazi lidhur me rastin Dehari, ai ka thënë se Abazi nuk është dashur ta përdor rastin Dehari ‘për qërim hesapesh politike’.

“Nuk e di përse e ka ngritur këtë çështje Haki Abazi në këtë moment, a është për shkak se e kanë shkarkuar por unë mendoj që edhe nëse është për këtë nuk është dashur ta përdor këtë rast për qërim hesapesh politike nëse e ka bërë për një gjë të tillë. Nëse ka diçka që Haki Abazi po mundohet që përmes opinionit publik ta fokusojë orientimin në mënyrë që të zbulohet ajo pra përgjegjësi deri te kryeministri që mund të kenë në zhdukjen e provave atëherë shumë mirë nëse zbulohet edhe kjo, sepse edhe përgjegjësia edhe me çfarë qëllimi e synimi e motivi janë zhdukur ato mostra duhet të zbulohet”, ka vijuar Ymeri.

Analisti në fjalë, ndër të tjera, e ka quajtur interesante një deklaratë të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe është shprehur konfuz për faktin se si po flitet për pamundësinë e zbardhjes së rastit Dehari pasi ka zhdukje të mostrave, por në anën tjetër ka raporte për mostrat që jaë ekzistuese.

“Mostrat ekzistuese nuk do të na sillnin diçka të re për rastin. Raportet për mostrat janë, mu mu ka duk interesant një deklaratë e mëhershme e ministres së Drejtësisë e cila kur flet për mostrat thot kjo është bërë me qëllim në njëfarë mënyre që mos të zbardhet rasti kurr. Tash nëse ne i kemi raportet për këto mostra athëerë pse ministrja e zgjidh zhdukjen e mostrave me moszgjidhjen e rastit kurr, se të dhënat e këtyre mostrave i kemi, pse po pamundësohet tash. Pyetja është si po u pamundësojka zbardhja e rastit për shkak të zhdukjes së mostrave nëse raportet për mostra tash i kemi. Kjo është një prej atyre përdorimeve”, ka thënë analisti Ymeri.

 

Të ngjashme