Intervista
Ymeri: Në kohën e Thaçit nuk organizuam greva, pasi na rriti pagat për 50%
Demokracia
07:58 | 02 Shtator 2022

Share:

Militantë e zyrtarë të Vetëvendosjes, Sindikatën e Arsimit po e etiketojnë si të ndikuar politikisht nga partitë në opozitë.

Për këtë çështje ka folur edhe përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri.

Ai ka deklaruar se në kohën kur kryeministër ishte Hashim Thaçi, rrogat e mësuesve ishin rritur për 50%. Andaj edhe sipas tij, nuk organizonin greva.

Ai ka thënë se në kohën e qeverisjes së tij, s’janë organizuar greva pikërisht për këtë arsye, dhe pavarësisht vështirësive të mëdha ekonomike, Thaçi e mori një vendim të tillë.

“Në kohën e Hashim Thaçit s’kemi bë greva për shkak se na e ka rrit pagën një herë 50%. Po para se me rrit pagën, na i ka bërë kualifikimet prej 10% në 32%, prej shkollës së mesme në fakultet. E ka bërë një rritje tjetër 50%. Ka pasur presion të madh prej Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Tregtar mos me i rrit pagat më shumë se 30%”, tha Ymeri në Prime Time të Kanal10.

Të ngjashme