Sport
Ylli i NBA arrestohet për posedim të drogës
Demokracia
11:38 | 04 Gusht 2022

Share:

Ylli i NBA, Iman Shumpert është arrestuar për posedim të substancave narkotike.

‘TMZ’ raporton se Shumpert është arrestuar në aeroportin e Dallasit, pasi policia e kapi atë më substanca narkotike.

Përveç këtyre substancave, kampionit të vitit 2016 në NBA iu gjetën edhe karikator me 14 plumba 9mm, por armë nuk pati në çantën e tij.

Policia e ka dërguar lojtarin në mbajtje, pa ndonjë telashe. Sipas ligjit, nëse shpallet fajtor, Shumpert mund të vuajë deri në dy vite burgim dhe xhobë prej 10 mijë dollarëve.

32 vjeçari ishte nisur për në Los Angeles, por nuk arriti të kompletonte udhëtimin e tij.Shumpert aktualisht është pa skuadër. Në vitin 2020 ai luajti me fanellën e Brooklyn Nets.

Të ngjashme