Sport
Ylli i Ballkanit e kërkon West Hamin si kundërshtar në grupet e Ligës së Konferencës
Demokracia
14:18 | 26 Gusht 2022

Share:

Klubi nga Suhareka, Ballkani është padyshim sensacioni më i madh i këtij edicioni në Ligën e Konferencës.

Me plotë meritë, skuadra e Ilir Dajës ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Si kampion i Kosovës, Ballkani e nisi aventurën evropiane në Ligën e Kampionëve ku u eliminua që në rundin e parë nga Zalgirisi. Pas kësaj, Ballkani vazhdoi aventurën në Ligën e Konferencës ku eliminoi La Floritën e San Marinos, Klaksvikun e Ishujve Faroe dhe kampionin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin.

Njëri nga futbollistët më të mirë të Ballkanit në këtë rrugëtim padyshim se ishte mbrojtësi i krahut të djathtë, Armend Thaqi.

Thaqi në një prononcim për FrontOnline ka folur për shortin që hedhet nga ora 14:30. Ai e do një skuadër angleze – West Hamin – në grupet e Ligës së Konferencës.

“Nuk kemi preferenca, pasi të gjitha janë top-klube dhe nivel i lartë, por do të doja një skuadër angleze – West Hamin që ta përjetojmë atmosferën që dinë ta bëjnë tifozët anglezë për skuadrat e tyre”, deklaroi të premten Armend Thaqi.

Ndryshe, në këtë short, Ballkani ndodhet në vazon e katërt. /Demokracia.com

Të ngjashme