Lajme
Antarësimi në KiE | Kurti me “sulmuesit” e tij tash i gjuhen Gjermanisë e Francës
Demokracia
13:03 | 12 Maj 2024

Share:

Antarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës çdo ditë e më tepër po duket i pamundur.

Kjo për shkak se aleatët evropianë të Kosovës po kërkojnë që kryeministri Albin Kurti të zbatojë zotimin e tij, duke e dërguar në Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ky është kushti i ditur që shumë kohë për t’u antarësuar në KiE, transmeton Demokracia.com.

Por, Kurti duket se tentoi t’i mashtronte evropianët, duke u zotuar për diçka që nuk do ta bënte në muajt e fundit të mandatit, duke e vënë në pozicion aspak të mirë Kosovën para ndërkombëtarëve.

Duke e parë presionin evropian që të përmbushej zotimi i tij, politika propaganduese dhe populiste e VV-së u vu në aksion tani edhe kundër aleatëve evropianë, Gjermanisë e Francës.

Deputetët e VV-së i filluan sulmet kundër Gjermanisë e Francës.

I pari ishte Kurti që tani draftin e BE-së e quajti “non-paper”, për të vazhduar më pas nga deputetët Dimal Basha e Armend Muja.

Kurti për statutin e Asociacionit: Është jo-dokument, non-paper është

Fillimisht, kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të Qeverisë tha se drafti i BE-së është ‘non-paper’.

“Nëse me datë 26 tetor 2023 do të pranohej dhe nënshkruhej paketa e marrëveshjes në Bruksel, vetëm atëherë ai draft-statut do të mund të dërgohej në Gjykatë Kushtetuese. Draft-statuti i Lajcakut dhe emisarëve tjerë të QUINT-it, si dokument dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua. Si i tillë është një jo-dokument, pra është një non paper”, thotë Kurti.

LEXO MË SHUMË:

Kurti kundër Gjermanisë e Francës: Absurde kërkesa për ta dërguar draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Ai, po ashtu, e quajti absurde kërkesën e Francës e Gjermanisë për të dërguar në Kushtetuese, duke i akuzuar se po ia ndalojnë Kosovës rrugën drejt KiE-së.

“Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente të cilat s’i ka pranuar dhe që nuk janë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde dhe përkundër kësaj tri herë gjatë këtij procesi u tentua që të futej kjo kërkesë si parakusht për anëtarësim”, tha Kurti.

Muja sikurse shefi i tij i “gjuhet” Francës e Gjermanisë: Është e pazakontë të vendosen kushte të tilla

Pas deklaratave të Kurtit, edhe Muja doli me deklaratë duke akuzuar evropianët.

Sipas Mujës, është e pazakontë të vendosen kushte të tilla.

Muja ka shtuar se në Asamblenë e Këshillit të Evropës, 72% e tyre e kanë konfirmuar që është pazakontë të vendosen kushtëzime të tilla.

LEXO MË SHUMË: 

Kosova afër dështimit për t’u antarësuar në Kie | Muja sikurse shefi i tij i “gjuhet” Francës e Gjermanisë: Është e pazakontë të vendosen kushte të tilla

“Pastaj kërkohen gjëra të tilla që në këtë fazë mendoj që është e padrejtë, marrë parasysh që Asamblea e Këshillit të Evropës 72% e tyre e kanë konfirmuar dhe është pazakontë në histori që të vendosen kushtëzime të tilla. Nuk do të duhej të vendoseshin kushte të tilla, sepse nuk i ndihmon as Evropës e as procesit të dialogut”, ka thënë Muja.

Basha: Evropa të përkushtuar të na mbajë jashtë saj, sepse nuk i bëjmë favore Serbisë aleate të Putinit

Deputeti tjetër i VV-së, Dimal Basha, shkoi edhe më larg me akuza, duke thënë se Evropa është e përkushtuar ta mbajë Kosovën jashtë saj.

Ai thotë se kjo po ndodh për shkak se Kosova s’po i bën favore Serbisë.

“Kosova e përkushtuar të bëhet pjesë e familjes evropiane! N’anën tjetër, Evropa po aq e përkushtuar të na mbajë jashtë kësaj familje! Jo se nuk ndajmë vlera me ta apo që s’i plotësojmë kriteret, por sepse nuk po i bëjmë favore Serbisë, që vazhdon të udhëhiqet nga klani i Millosheviqit dhe mbetet aleat i ngushtë i Putinit! Urime Dita e Evropës!”, ka thënë Basha. /Demokracia.com/

LEXO MË SHUMË: 

Basha i VV-së me deklaratë skandaloze sulmon Evropën: Të përkushtuar të na mbajë jashtë saj sepse nuk i bëjmë favore Serbisë aleate të Putinit

Të ngjashme