Sport
Ylber Ramadani prezantohet te Aberdeen
Demokracia
14:16 | 11 Korrik 2022

Share:

Futbollisti kosovar, Ylber Ramadani, ka nisur epokë të rëndësishme për karrierën e tij. Ramadani i është bashkuar në stërvitje ekipit skocez, Aberdeen.

Ramadani 26-vjeçar, luan në pozitën e mesfushorit defensivë. Është reprezentues i Shqipërisë për të cilën i ka luajtur 15 ndeshje deri më tani dhe ka shënuar një gol.

Së fundi Ramadani ishte te skuadra hungareze MTK Budapest. Luajti edhe te Vejle në Danimarkë, nga viti 2017 e deri në vitin 2021.

Në Shqipëri luajti te Partizani i Tiranës, ndërsa në Kosovë ishte te Ferizaj, Prishtina e Drita. Ai ka luajtur për të rinjtë e Kosovës e më pas kaloi te U21 e Shqipërisë.

Prej vitit 2018 ftohet te Shqipëria A. Tifozët e Aberdeenit, përmes komenteve, kanë bërë të qartë se pritjet e tyre janë të mëdha nga futbollisti kosovar.

Edicionin e kaluar Aberdeeni përfundoi në pozitën e dhjetë të kampionatit skocez, prej 12 skuadra sa janë gjithsej. /Demokracia.com

Të ngjashme