Lifestyle
Xhinset Levi’s nga shekulli XIX shiten me çmim marramendës, bartin edhe një mesazh ‘të errët’
Demokracia
19:07 | 15 Tetor 2022

Share:

Një model i xhinseve të famshme Levi’s të viteve 1880, të gjetura në një minierë të braktisur, janë shitur në ankand për një çmim të pabesueshëm dhe gjithashtu kanë një mesazh të ngulitur në to që përshkruan një episod të errët në historinë e SHBA.

Xhinset, të cilat u gjetën në një minierë të braktisur nga një ‘arkeolog xhinsesh’, u shitën në një qytet të vogël në New Mexico dhe u blenë nga Kyle Hautner dhe Zip Stevenson, veteranë të tregut të xhinseve të cilësisë së mirë.

Veshjet u shitën për një vlerë të pabesueshme prej 87.400 dollarësh, që është një nga çmimet më të larta të paguara ndonjëherë për një palë xhinse – njofton CNN.

(Foto: @denimdoctors/@ziphtc)

Janë vetëm disa palë nga këto xhinse, por mbahen në muze dhe janë shumë delikate për t’u veshur. Megjithatë, pronari aktual i xhinseve pohon se ky model është çuditërisht i qëndrueshëm dhe mund të vishet.

Ankandi u mbajt në Durango Vintage Festivus në periferi të qytetit Aztec, organizuar nga eksperti i xhinseve vintage, Brit Eaton.

(Foto: @denimdoctors/@ziphtc)

Fillimisht nuk kishte ndërmend t’i shiste, prandaj e vuri këtë çmim të larti. Megjithatë, për shkak të veçantisë së tyre, ato u “rrëmbyen” në ankand.

Edhe pse konsiderohen si një ikonë e Perëndimit Amerikan, xhinset dëshmojnë gjithashtu një episod të errët në historinë e këtij vendi. Xhepi i brendshëm është i shtypur me frazën: “I vetmi lloj i prodhuar nga puna e të bardhëve”.

(Foto: @denimdoctors/@ziphtc)

Wall Street Journal citoi një zëdhënës të Levi’s të shpjegonte se kompania përdori sloganin pas prezantimit të Aktit Kinez të Përjashtimit në 1882, i cili ndaloi punëtorët kinezë të hynin në SHBA. Ata hoqën dorë nga politika dhe parullat e tyre në vitet 1890, ndërsa ligji u shfuqizua në vitin 1943.

Xhinset aktualisht ruhen në një kasafortë pranë dyqanit të Stevenson, Denim Doctors në Los Angeles dhe janë në dispozicion për t’u parë me takim. Pronari deklaroi se do të konsideronte t’ia ofronte ato një blerësi jashtëzakonisht të interesuar, por se do të preferonte që ato të ekspozoheshin në një muze si Smithsonian ose Muzeu Metropolitan i Artit.

(Foto: @denimdoctors/@ziphtc)

Të ngjashme