ShowBiz
Xhensila Myrtezaj publikon video duke u larë nëpër shi, shfaqet tërheqese
Demokracia
21:01 | 08 Korrik 2022

Share:

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, po vazhdon të jetë shumë aktive dhe në rrjetet sociale.

Ajo publikon vazhdimisht imazhe dhe video me ndjekësit, gjersa merr vëmendje me postimet që bën.

Krijuesja e hitit “Ale ale” ka shpërndarë së fundmi disa video teksa shfaqet duke u larë në pishinë në momentin që po binte shi.

E njëjta njëherësh ka vënë në fokus linjat e bujshme trupore, meqenëse komentohet vazhdimisht.

29-vjeçarja momentalisht është duke shijuar suksesin e projektit të fundit të quajtur “A e din” në bashkëpunim me Elgit Dodën.

 

Në anën tjetër, ajo është në përgatitje të këngës së re të cilën do ta sjellë në bashkëpunim me reperin Noizy.

Krahas gjithë kësaj, Xhensila është shumë e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte muzikore.

Të ngjashme