Lajme
Xhafer Tahiri: Dielli perëndoi në Kodrën e Arafatit, urime Kurban Bajramin
Demokracia
19:10 | 08 Korrik 2022

Share:

Ish-kryetari i Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri ka shkuar në Haxh, ku nga atje e uroi Kurban Bajramin.

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri tha se tani dielli ka perënduar në Kodrën e Arafatit. Ai u uroi të gjithë besimtarët myslimanë për Kurban Bajram.

“Tani kur dielli perëndoi në kodrën e Arefat-it, urime Kurban Bajramin!  Në familjet tuaja përherë mbretëroftë lumturia, dashuria, paqja e begatia e Zotit. Haxhilerëve tanë, Haxh e lutje të pranuara te i Madhi Zot!  Zoti e ruajt Kosovën”, tha Tahiri.

Të ngjashme