Lajme
Xhafer Gashi priti familjarët e heroit Fahri Fazliu, i njofton për ndryshimet që do t’i bëjë komuna për heroin e kombit
Demokracia
17:14 | 26 Maj 2022

Share:

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka prit sot në takim familjarët e heroit të Kombit, Fari Fazliu, dhe i ka njoftuar për ndryshimin që do të bëj komuna e Obiliqit për heroin e kombit.

“Një vizitë e veçantë nga Fadil Fazliu dhe Fahri Fadil Fazliu, familjarët e bashkëveprimtarit e Heroit të Kombit Fahri Fazliu. Vizitat e tilla janë përherë të mirëpritura dhe pikërisht sot me lajmin se Kuvendi Komunal i Obiliqit ka aprovuar zëvendësimin e bustit të Heroit Fahri Fazliu me ngritjen e shtatores së tij! Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Fahri Fazliu! Respekt i përjetshëm për familjen Fazliu!”, ka shkruar kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi. /Demokracia.com/

Të ngjashme