Lajme
Xhafer Gashi mbështet marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Demokracia
15:59 | 01 Prill 2023

Share:

Kryetari i Komunës së  Obiliqit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbështetur marshin e së dielës në  mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Të dielën 02 prill, të gjithë së bashku, marshojmë për drejtësi!”, ka shkruar ai.

Është paralajmëruar tash e disa ditë që të dielën e dy prillit do të marshohet në nder të ish-krerëve të UÇK-së , një ditë para fillimit të gjykimit të tyre në Hagë.

I njëjti do të fillojë të dielën në orën 14;00, nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

3 prilli është data e fillimit të gjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte dhe  krime kundër njerëzimit.

Të ngjashme