Lajme
Xhaçka: Shqipëria dhe SHBA do të jenë bashkë kundër agresionit rus
Demokracia
19:07 | 25 Mars 2022

Share:

Ministrja e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar ambasadoren e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Xhaçka në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Shqipëria dhe SHBA kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të dënimit të agresionit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo në mbrojtje të vlerave, parimeve, normave dhe rregullave ndërkombëtare, përcjell Demokracia.com.

“Shqipëria dhe SHBA kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të dënimit të agresionit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo në mbrojtje të vlerave, parimeve, normave dhe rregullave ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar llogaridhënien”, ka shkruar Xhaçka

Postimi i Olta Xhaçka:

?? ? Kënaqësi të takoja sot Ambasadoren  e SHBA ?? në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

?Shqipëria ?? dhe SHBA ?? kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të dënimit të agresionit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ?? dhe kudo në mbrojtje të vlerave, parimeve, normave dhe rregullave ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar llogaridhënien.  ????? /Demokracia.com/

Të ngjashme