ShowBiz
Will Smith flet për herë të parë pas shuplakës në Oscars: “E papranueshme dhe e pafalshme”
Demokracia
13:59 | 29 Mars 2022

Share:

Megjithatë, Will Smith i kërkoi falje Chris Rockut që e goditi në ceremoninë e çmimeve Oscar, pasi komediani bëri shaka për gruan e Smithit.

Aktori përmes një postimi në Instagram tha se sjellja e tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishte e papranueshme dhe e pafalshme, transmeton Demokracia.com.

“Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme”, ka nisur ai në postimin e tij në Instagram.

Ai vazhdoi se batutat për të ishin pjesë e pandashme e punës së tij, por se ai reagoi emocionalisht ndaj shakasë për gjendjen e gruas së tij. “Do të doja të të kërkoja falje publike, Chrisit”, shkroi Smith. “Isha i tronditur dhe gabova”.

“Dëshiroj gjithashtu t’i kërkoj falje Akademisë, producentëve të ceremonisë, të gjithë të pranishmëve dhe spektatorëve në mbarë botën. Gjithashtu do të doja t’i kërkoja falje familjes Williams dhe familjes time ‘King Richard’. Më vjen shumë keq që sjellja ime shkatërroi diçka që duhet të jetë një ngjarje e mrekullueshme për të gjithë ne”, ka shkruar aktori në Instagram.

Gjatë fjalimit të tij, Rock bëri shaka me Jade Smith për shkak të tullacisë së saj. Ai e krahasoi atë me G.I. Jane, një personazh i njohur filmi i luajtur në ekranin e madh nga tullacja Demi Moore.

“Jade, të dua. Vazhdimi i dytë i GI, mezi pres të shoh”, tha Rock.

Mirëpo, shakaja e tij i ra rëndë Willit, sepse Jade prej disa kohësh po lufton me një sëmundje, e cila i bën asaj t’i humbasë flokët në pjesë të kokës, për të cilat foli publikisht. /Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Will Smith (@willsmith)

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024