Auto&Tech
WhatsApp vjen me një shërbim të ri që do zvogëlojë problematikat e komunikimit
Demokracia
11:02 | 02 Maj 2021

Share:

Disa njerëz flasin shumë shpejt. Disa të tjerë e kanë më të vështirë të shprehen. Nëse ju jeni të lodhur nga kjo mospërputhje, WhatsApp ka gati një zgjidhje për ju.

Nëse ju vendosni të instaloni versionin beta të këtij aplikacioni, në të do të gjeni një opsion për rritjen e shpejtësisë së luajtjes së mesazheve zanore. Ky shërbim u vu re nga disa përdorues të ndryshëm, të cilët panë një numër pas këtyre mesazheve. Për ta aktivizuar shërbimin, duhet të shtypni mbi “1.0x” në një voice message aktiv. Shpejtësitë që ofrohen janë 1.0x, 1.5x dhe 2.0x.

Për momentin nuk ka akoma një opsion për ngadalësimin e mesazhit zanor, gjë që mund t’ju hyjë në punë personave që kanë vështirësi në dëgjim. Ky shërbim ka filluar të shpërndahet drejt më shumë përdoruesve me hapa të ngadaltë, pasi raportimet e para të këtij shërbimi kanë filluar një muaj më parë, prandaj mos u surprizoni nëse ju ende nuk ju është shfaqur ky opsion.

Ndryshime të tjera në versionin beta janë previews më të mëdha të fotove dhe videove dhe opsioni i mesazheve të zhdukshme që është e pranishme tek të gjithë përdoruesit në një group chat./Demokracia.com/

Të ngjashme