Sport
Wanda Nara u përgjigjet mediave, publikon bisedat me Maxi Lopezin në rrjetet sociale
Demokracia
13:56 | 12 Gusht 2022

Share:

Wanda Nara vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat, ku së fundmi janë përhapur fjalë për një divorc të mundshëm të saj me Mauro Icardin, ndërsa janë rikthyer dhe njëherë në vëmendje lidhja e saj me Maxi Lopezin.

Së fundmi, në Instagram, ajo u përgjigj disa pyetjeve të bëra nga fansat e saj. Ajo që ra në sy ishte: “A je e lumtur që fëmijët e tu po rrinë me të atin e tyre”. Wanda zgjodhi t’i përgjigjej me publikimin e bisedave me të birin, ku ajo e pyet se si po ja kalonte me të atin.

Më pas, pyetja e radhës ishte: “A i ke marrëdhëniet me Maxin shumë të këqija? Ashtu siç thonë mediat?”. Këtu Wanda zgjodhi të publikonte bisedat me ish-bashkëshortin e saj, ku ky i fundit i dërgon një foto me djalin e madh, duke i thënë se ata janë gati të shohin një ndeshje futbolli.

Gjithsesi, mediat ende besojnë se marrëdhëniet e tyre nuk janë ashtu siç thotë modelja, pas deklaratës së fundit nga një gazetar argjentinas, që shprehej se Wanda kishte goditur me shkop bejsbolli makinat e Maxit, ndërsa ky i fundit fuste gra të tjera në shtëpinë e tij. /Demokracia.com

 

Të ngjashme