Sport
Wanda Nara publikon foto gjysmë të zhveshur në ashensor, rrezikon dëbimin nga hoteli
Demokracia
13:18 | 02 Qershor 2023

Share:

Teksa Mauro Icardi fitoi kampionatin në Turqi me ‘Galatan’, Wanda Nara ka… telashe në Argjentinë.

Partnerja e futbollistit të famshëm argjentinas, që është më… e njohur se ai, është fotografuar pak ditë më parë gjysmë e zhveshur në shtëpinë luksoze, në të cilën ka marrë me qira një suitë në një hotel në Buenos Aires.

Pse është problem? Sepse zgjodhi ashensorin publik për të hedhur rrobat dhe për të na treguar edhe një herë trupin e saj mahnitës plot forma dhe seks ndjellës. Wanda Nara jeton në lagjen Núñez dhe në Chateau Libertador luksoz.

Prezantuesja dhe sipërmarrësja ka ngarkuar fotot e lidhura me to në Instagram dhe kanë shkaktuar… goditje në tru.

Pëlqimet po vërshojnë, por ka edhe ankesat. Qiramarrësit e tjerë të rezidencës luksoze nuk mund ta besojnë se ajo ka përdorur ashensorin për këtë arsye dhe kanë bërë ankesa të forta, duke bërë që Wanda të rrezikojë edhe dëbimin.

Megjithatë, ajo nuk duket e shqetësuar. Në postimin e saj të ri me një foto nga ashensori ajo ka shkruar: “Unë marr gjithmonë atë që dua”!

Wanda Nara po kalon periudhën më të mirë profesionale të jetës së saj, pasi Master Chef-i që ajo prezanton në Argjentinë është i pari në shifrat e shikueshmërisë televizive. /Demokracia.com

Të ngjashme