Lajme
VV e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë udhëheqësit shtetërorë
Demokracia
21:25 | 14 Shkurt 2021

Share:

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se kjo parti do të bashkëpunojë me të gjithë udhëheqësit e Kosovës.

Deklarata e Haxhiut vjen në një konferencë për media, pasi rezultatet deri tani e tregojnë LVV-në si fituese të këtyre zgjedhjeve, raporton Demokracia.com.

Haxhiu mes tjerash nga gazetarët është pyetur lidhur me bashkëpunimin e LVV-së me partitë tjera.

“Faleminderit shumë për këtë pyetje. Ne presim fitore shumë të madhe, do të bashkëpunojmë me të gjithë udhëheqësit e Kosovës.”, ka thënë ajo.

Tutje, Haxhiu ka thënë se vëmendja është përqendruar te komisionerët dhe vëzhguesit.

“Tani po ndodh procesi i numërimit të votave, e gjithë organizata dhe vëmendja duhet të jetë te vëzhguesit sepse duhet ta garantojmë votën e lirë të të secilit qytetarë. Prandaj të mos festojmë në sheshe por në familje”, deklaroi Haxhiu. /Demokracia.com/

LEXO edhe:

Haxhiu thirrje qytetarëve: Mos festoni në sheshe por në shtëpi pranë familjarëve

Të ngjashme