Lajme
Haxhiu thirrje qytetarëve: Mos festoni në sheshe por në shtëpi pranë familjarëve
Demokracia
21:20 | 14 Shkurt 2021

Share:

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar nga qytetarët që të mos festojnë nëpër sheshe dhe tubime.

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një konferencë për medie, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos festojnë nëpër sheshe, por të festojnë në shtëpi pranë familjarëve, raporton Demokracia.com.

“Është e rëndësishme të mos tubohemi në rrugë për shkak të pandemisë, por edhe rrugët e pa pastruara mund të bëhen shkak i problemeve shëndetësore. Të festojmë nëpër shtëpi me familjarët dhe jo nëpër sheshe”, deklaroi Haxhiu.

Tutje Haxhiu po ashtu ka thënë se vëmendja është përqendruar në vëmendja te komisionerët dhe vëzhguesit.

“Tani po ndodh procesi i numërimit të votave, e gjithë organizata dhe vëmendja duhet të jetë te vëzhguesit sepse duhet ta garantojmë votën e lirë të të secilit qytetarë. Prandaj të mos festojmë në sheshe por në familje”, deklaroi Haxhiu. /Demokracia.com/

Të ngjashme