Lajme
Vushtrri| Gruaja dhunohet seksualisht nga burri me të cilin bashkëjeton
Demokracia
09:33 | 19 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht dhe është dhunuar nga burri me të cilin bashkëjetonte.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur të shtunën në Vushtrri.

DHUNË NË FAMILJE & DHUNIM/Vushtrri 18.03.2023 – 03:17. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht si dhe dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ajo ishte duke bashkëjetuar.

Sipas Policisë me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në ekzaminim mjekësorë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme