Kuriozitete
Vulin e imton Vuçiqin gjatë konferencës, videoja bëhet virale
Demokracia
09:00 | 30 Dhjetor 2021

Share:

Një situatë e pazakontë dhe plotësisht konfuze është kapur nga kamerat e televizioneve në Serbi, ku ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin, u pa duke bërë gjeste të çuditshme gjatë konferencës për media në pallatin presidencial, që e kishte organizuar zyra e kryeministrit Aleksandar Vuçiq.

Në videon e publikuar më poshtë shihet sesi derisa presidenti serb po fliste “për akuza e fshehta”, dora e tij e djathtë, ministri Vulin po bënte monolog apo të paktën kështu dukej – pasi fliste me veten, transmeton Telegrafi.

E pasi që kamerat ishin të vendosura larg dhe nuk arritën të regjistrojnë zërin e tij, nuk dihet përmbajtja e fjalëve që i thoshte me vete Vulin, megjithatë ajo çfarë shohim është që ai po mundohej në ato momente ta bënte veten të qeshë.

Mbetet të shihet sesi do të reagojë Vuçiq pasi ta sheh videon ku ministri i tij në njëfarë forme dukej i mërzitur dhe bënte gjestikulacione, duke aluduar edhe sikur po e imiton shefin e tij.

Të ngjashme
Kuriozitete • 15 Maj 2024