Lajme
Vuçiqi paralajmëron vizitë në Kosovë, thotë se nuk i duhet leja e Kurtit
Demokracia
14:54 | 14 Shtator 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar vizitë në Kosovë.

Këtë e bëri në konferencën për medie pas takimit në Bruksel.

Ai tha se do ta vizitojë vendin tonë, ndërkaq kur u pyet nga gazetari i Klan Kosovës nëse ka leje nga Kurti, ka thënë se nuk i duhet një e tillë.

Kujtojmë faktin se takimi i sotëm përfundoi pa marrëveshje, ndërsa i pari prej liderëve foli Vuçiq, që ia la fajin Kurtit për refuzim të propozim të BE-së.

Të ngjashme