Lajme
Ka ambasadë ku janë të punësuar edhe burri edhe gruaja, do ta shihni – thotë deputetja e LDK-së
Demokracia
18:31 | 30 Prill 2024

Share:

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se do të vërtetohet gjatë diskutimeve në Komison hetimor, se ka ambasada ku janë të punësuar edhe burri edhe gruaja.

“Për herë të parë kemi pasë komisione, ku të gjitha kanë qenë komisione hetimore, heto Kuvendi, heto Prokuroria Speciale, krejt tuj hetu.

Na do të intervistojmë ata që janë anëtarë të punësumë të Listës Guxo, të Lëvizjes Vetëendosje.

E dini kontratën e Ganisë, atë kontratën 7,500 euro, krejt do t’i bëjmë sa i përket rasteve, domethënë ne kemi raste

E kemi një Komision prej mars 2021 deri në vitin 2024, por sot ata lypshin me u hetu edhe më herët, por për këtë është mirë me pasë edhe një Komision qysh ka qenë për energjinë.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, asgjë nuk është në rregull.

Ka ambasadë ku janë të punësumë edhe burri edhe gruaja, gjatë Komisionit kanë me dalë, keni me pa.

Ka emërime nëpër ambasada që janë krejt anëtarë të Listës Guxo.

Këta kanë thënë familjarët janë për dasma e ahengje, nuk janë për institucione”, tha Krasniqi në tvDukagjini./

Të ngjashme