Lajme
Vuçiq vazhdon dramën: I kërkova ambasadorëve të QUINT-it ta ndalin Kurtin për të nisur një luftë
Demokracia
11:36 | 15 Qershor 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur më në fund pas takimit që pati dje me ambasadorët e QUINT-it.

Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, ai thotë se u ka kërkuar ambasadorëve të bëjnë “gjithçka që kanë në dorë për të penguar Kurtin të nis një luftë të re në Ballkan”

Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit diplomatikë të ShBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe shefi i delegacionit të BE-së në Serbi.

Kujtojmë se dje presidenti serb ka thënë që nuk do të tregonte se çka kishte folur në këtë takim.

Të ngjashme