Lajme
Vuçiq: Serbia zbatoi dy masa të deeskalimi në Kosovë, e treta duhet të zbatohet njëkohësisht
Demokracia
21:27 | 03 Korrik 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Serbia ka zbatuar dy nga tre masat për de-përshkallëzimin e konfliktit në veri të Kosovës, ndërsa Prishtina dhe Beogradi duhet të zbatojnë njëkohësisht masën e fundit.

“Asociacioni i komunave me shumicw serbe përfshin jo vetëm katër komuna, por edhe gjashtë të tjera në jug të Ibrit. Marrëveshja e Brukselit nuk u zbatua në pjesën më të rëndësishme, përkatësisht në formimin e Asociacionit, e nënshkruar 10 vjet më parë, dhe formimi i Asociacionit ishte parakusht që Serbia të përmbushte gjithçka tjetër. Nuk ka shpresë se së shpejti do të shohim formimin e Asociacionit”, tha Vuçiq, transmeton Demokracia.com.

Pas takimit me kryeministrat e Holandës dhe të Luksemburgut në Beograd, ai për situatën në Francë tha se mbështet qeverinë franceze dhe presidentin francez dhe se shpreson që autoritetet të merren me krizën.

Vuçiq gjatë mbrëmjes do të vazhdojë bisedimet me kryeministrat e Holandës dhe të Luksemburgut, Mark Rute dhe Xavier Betel. /Demokracia.com/

Të ngjashme