Lajme
Vuçiq paralajmëron presion nga BE-ja për shtetet që s’e njohin Kosovën
Demokracia
13:19 | 20 Mars 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të ketë gjithnjë e më shumë presion ndaj katër shteteve që s’e njohin ende pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Këto deklarata, ai i ka bërë kur është pyetur lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, temë kjo që është diskutuar shumë ditëve të fundit, përcjell Demokracia.com.

Vuçiq është pyetur edhe për deklaratën e ish-kryeministrit Agim Çeku se Kosova duhet të anëtarësohet në Aleancë me procedurë të përshpejtuar.

“Kam folur për këtë për një kohë të gjatë, se anëtarësimi në NATO është ide e shumë njerëzve, por nuk mendoj se është realiste”, ka thënë Vuçiq.

Megjithatë, në fund, ai ka shtuar se “duhet pritur presion shtesë ndaj katër vendeve të BE-së për ta njohur Kosovën./Demokracia.com/

Të ngjashme