Lajme
Vuçiq e nderon shefin e BIA-s për Kosovë: Në përgjime ai e pranonte se ka dërguar dosje në Hagë
Demokracia
20:00 | 13 Shtator 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka nderuar me mirënjohje Bojan Dimiqin, shefin e BIA-s serbe për Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga presidenca serbe me një kumtesë për media.

Ky veprim vjen dy ditë pasi Paparaci publikoi një bisedë ku Dimiq, e pranonte se ka dërguar dosje në Hagë kundër krerëve të UÇK-së.

Dimiq, një nga udhëheqësit e lartë të BIA-s serbe, flet për dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në një bisedë telefonike me një person shqiptar, i cili në këtë audio-incizim prezantohet si personit ‘X’ (Paparaci është në dijeni për identitetin e personit ‘X’).

Biseda telefonike mes Dimiqit dhe personit ‘X’ është realizuar pak ditë pas shkuarjes së Thaçit dhe Veselit në Hagë. Ajo është e gjatë rreth katër minuta, raporton Paparaci.

Dimiq dëgjohet duke e biseduar me personin ‘X’ shkuarjen e Thaçit dhe Veselit në Hagë.

“Këta udhëtarë për Hagë, ashtu po i depërtojnë, nuk di çfarë po mendoni”, i thotë Dimiq, shqiptarit nga Kosova në fillim të bisedës, i cili e falënderon zyrtarin e shërbimit serb.

Të ngjashme