Lajme
Vuçiç: Pozicioni i Serbisë ndryshoi drastikisht pas ngjarjeve në Banjë, do jetë shumë vështirë në Bruksel
Demokracia
20:54 | 25 Tetor 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se takimet që pritet t’i ketë në margjinat e samitit të liderëve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), nuk do të jenë të lehta, por se Serbia është e gatshme të diskutojë “planin e ri” për zbatimin e marrëveshjeve të arrituara në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), presidenti serb ka theksuar se pozicioni i Serbisë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e BE-së ka pësuar ndryshime drastike, posaçërisht pas sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

Të ngjashme