Lajme
“Vuçiç – një autokrat klasik”, Joseph: Biden braktisi premtimin për mbrojtjen e demokracisë në rajon
Demokracia
17:43 | 07 Janar 2024

Share:

Edward Joseph, ligjërues universitar, njohës i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor dhe analist i politikës së jashtme, në një intervistë për transmetuesin publik amerikan “PBS” të dielën, deklaroi se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ka braktisur premtimin për të mbrojtuar demokracinë kundër autokracisë në Ballkanin Perëndimor.

Duke komentuar mbi ciklin e fundit zgjedhor në Serbi dhe shkeljen e normave demokratike nga Partia Progresive Serbe (SNS), ai theksoi se Serbia është duke rrëshqitur gjithnjë e më shumë drejt autokracisë, derisa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, vazhdon dominimin mbi skenën politike serbe, sipas modelit të instaluar nga Viktor Orban, kryeministri autoritar i Hungarisë.

“Presidenti Vuçiç është një autokrat klasik. Ai po përpiqet të vendosë kontroll të plotë me një lustër të demokracisë. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne shohim në zgjedhjet e fundit. Kjo është ajo që njihet si demokracia joliberale. Miku dhe mentori i Vuçiçit është kryeministri Orban”, theksoi profesori amerikan.

Të ngjashme