Lajme
Vritet 34-vjeçari shqiptar në Mykonos, sherri nisi për një vajzë
Demokracia
10:51 | 20 Shkurt 2023

Share:

Një 34-vjeçar shqiptar është vrarë në Mykonos. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit të sotëm në një lokal në zonën e quajtur Skylabela.

Sipas medias greke “Protothema”, autor i ngjarjes është një 33-vjeçar grek.

Sipas të njëjtave informacione, 33-vjeçari më herët ishte përleshur me 34-vjeçarin shqiptar për një vajzë.

Pas përleshjes i riu grek ka shkuar në shtëpi, ka marrë një pushkë dhe është kthyer në lokal ku ka qëlluar dhe vrarë me plumb në kokë shqiptarin.

33-vjeçari grek është arrestuar, por sipas mediave greke, është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit.

Të ngjashme