Lajme
Vrasje në tentativë në Viti, i mituri godet me kaçavidë viktimën – e bën për spital
Demokracia
09:00 | 12 Maj 2024

Share:

Një i mitur është arrestuar për veprën penale “vrasje në tentativë” në Viti.

Siç njofton Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, pas përleshjes mes dy personave është përfshirë dhe një i mitur. Sipas policisë, ky i fundit ka sulmuar njërin nga ta me kaçavidë.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit, njofton policia.

“Viti  11.05.2024 – 15:40.  Pas një konflikti  verbal në mes të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë,  në rast është përfshirë edhe i dyshuari mashkull kosovar –i mitur, i cili e ka sulmuar me kaçavidë viktimën duke e goditur disa here duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari i mitur me vendim të prokurorit  është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Të ngjashme