Lajme
Vrasje në tentativë në Kaçanik
Demokracia
09:49 | 17 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka informuar se mbrëmë në Kaçanik ka ndodhur një “Vrasje në tentativë”, me ç’rast janë lënduar dy persona.

Në raportin 24 orësh thuhet se njësitë policore në vend-ngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja.

“VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Ismajl Raka Kaçanik 16.06.2023-23:27. Raportohet  se në emergjencën e Kaçaniku kanë marrë ndihmë mjekësor dy meshkuj kosovarë, njëri kishte plagë nga arma e zjarrit, ndërsa tjetri lëndime trupore. Njësit policore në vend-ngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkohë, rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/

Të ngjashme