Lajme
Vrasje në tentativë, arrestohet një person në Vushtrri
Demokracia
10:05 | 14 Maj 2023
Ilustrim

Share:

Një person është arrestuar dje në Vushtrri nën dyshimin se e ka therur me thikë një person, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“VRASJE NË TENTATIVË/Rr.  Rushit Strovci, Vushtrri 13.05.2023 – 16:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”. /Demokracia.com/

Të ngjashme