Lajme
Vrasja në Prizren: “Kobra” dhe disa të tjerë janë shoqëruar në Polici
Demokracia
11:04 | 03 Janar 2023

Share:

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Dibran Hoxha, i njohur ndryshe me emrin “Kobra” është shoqëruar në stacionin policor ku po intervistohet. Ai dyshohet për vrasjen e një 31-vjeçari dhe plagosjen e një 27-vjeçari tjetër nga Shqipëria.

“Në mesin e personave që po intervistohen është edhe pronari i lokalit. Po intervistohen rreth 5 persona, deri më tani nuk ka ndalim për ta. ka thënë nga togeri Shaqir Bytyqi.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, policia shqiptare ka njoftuar vdekjen e 31-vjeçarit me iniacialet V. C., dhe plagosjen e R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi. Të njëjtit po barteshin me automjet nga shtetasi A.B., në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit.

Sipas informacioneve të para 31-vjeçari vdiq rrugës për në spital, teksa i plagosuri po qëndron nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë së Shqipërisë, dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokal me disa shtetas kosovarë.

Të ngjashme