Sport
Vrapim nga porta në portë: Goli i Theo Hernandez zgjidhet më i miri i vitit në Serie A
Demokracia
16:59 | 25 Qershor 2022

Share:

Çmimi për golin më të mirë të sezonit shkon për lojtarin e Milanit Theo Hernandez.

Futbollisti kuqezi bëri një vrapim nga porta në portë, duke shënuar në fund golin që mbylli ndeshjen kundër Atalantës 2-0, në javën e parafundit të Serie A, thelbësore për fitimin e titullit kampion.

Jo vetëm për rëndësinë që kishte goli i shënuar nga mbrojtësi milanist, por edhe mënyra e realizimit, ku u ndërthurën forca, shpejtësia, driblimi e finalizimi, duke i dorëzuar francezit trofeun që zakonisht arrijnë ta marrin sulmuesit. /Demokracia.com

Të ngjashme