Lajme
Votimi për tërheqjen e Trustit, Haxhiu: Kushdo që nuk e voton u ka dalë kundër kërkesës së qytetarëve
Demokracia
23:38 | 17 Janar 2023

Share:

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten e 19 janarit do të vendosin nëse qytetarëve do t’u mundësohet tërheqja e deri në 30 për qind e mjeteve financiare nga Trusti Pensional, e për këtë ka folur deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Haxhiu në emisionin ‘dPt te Fidani‘ në T7 ka thënë se kushdo prej deputetëve që del në kundër tërheqjes së Trustit, atëherë kanë dalë kundër kërkesës së qytetarëve.

Ai tha se qytetarët janë detyruar të futen në borxhe për të kaluar krizën ekonomike.

“Kësaj radhe mendojnë që punën më të madhe e kanë bërë qytetarët. Qytetarët u vetorganizuan dhe brenda 8 ditëve kanë mbledhur mbi 21 mijë nënshkrime. Kushdo që në parlament del kundër Trustit, është kundër kërkesës së qytetarëve, veçanërisht në këtë kohë të krizës së madhe. Për me keq, qytetarët janë detyruar të futen në borxhe për të kaluar krizën ekonomike”, tha ai.

Të ngjashme