Sport
Vonesa të lojës, hedhja e gurëve në fushë, fyerje ndaj Batatinës – Disiplinor merr këtë vendim për Ballkanin
Demokracia
16:01 | 16 Nëntor 2022

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës i ka shqiptuar masën disiplinore “Vërejtje e Fundit” Ballkanit për ndeshjen me Llapin (1:4) për shkak të lëshimit në organizim, në takimin e javës së 16-të kampionale, shkruan Demokracia.com.

Sipas njoftimit, takimi i zhvilluar në Suharekë nisi me tre minuta vonesë në pjesën e dytë për shkak të hedhjeve së gurëve në fushën e lojës.

Tifozët vendas gjithashtu pas përfundimit të pjesës së parë në rrugë për në zhveshtore është fyer nga tifozët vendas kryetrajneri mysafirë.

VENDIMI:

FC ”Ballkani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes, pjesa e dytë vonohet 3 (tre) minuta për shkak të hedhjeve së gurëve në fushën e lojës. Në min 53-të ndërpritet loja për 2 minuta meqë kishte hedhje të gurëve në drejtim të tifozëve të skuadrës mysafire, po ashtu edhe në fushë nga ana e tifozëve vendas të cilët ishin jashtë stadiumit.

Pas përfundimit të pjesës së parë në rrugë për në zhveshtore është fyer nga tifozët vendas kryetrajneri mysafirë. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani – Llapi dhe xhirimit TV. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT./Demokracia.com/

Të ngjashme