Lajme
Von der Leyen takohet me Zelenskyn, bisedojnë për rindërtimin e Ukrainës
Demokracia
13:09 | 11 Qershor 2022

Share:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është për vizitë në Ukrainë për të diskutuar propozimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Von der Leyen në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se me presidentin Volodymyr Zelensky do të diskutojnë rindërtimin e Ukrainës dhe përparimin drejt anëtarësimit në BE.

“Me presidentin Zelensky unë do të bëj një bilanc të punës së përbashkët, të nevojshme për rindërtimin dhe përparimin e bërë nga Ukraina në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar ajo./Demokracia.com/

Të ngjashme