Lajme
Von Cramon për vizat: Ndaj frustrimin me gjithë kosovarët që vuajnë nga kjo padrejtësi
Demokracia
22:35 | 11 Tetor 2022

Share:

Raportuesja për Kosovën në Parlament Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se është padrejtësi e madhe që ende qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë.

Von Cramon ka thënë se nuk është faji i Komisionit Evropian pasi e ka rekomanduar qysh në vitin 2016 që të liberalizohen vizat dhe e ka përsëritur këtë edhe në vitin 2016.

“Komisioni Evropian nuk ka ndryshuar mendje që nga atëherë. Po ashtu edhe Parlamenti Evropian. Por shtetet individuale anëtare ende po e bllokojnë procesin. Ndonëse Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret që nga maji i vitit 2018, Këshilli Evropian nuk ka dhënë ende dritën e gjelbër për liberalizim të vizave. E ndaj frustrimin tuaj dhe gjithë kosovarëve që vuajnë nën këtë padrejtësi”, ka shkruar Von Cramon në Twitter, ndërsa i është përgjigjur një qytetareje kosovare.

Të ngjashme