Lajme
Von Cramon për postimin fyese të Bërnabiq në Twitter: Sjellje e pacivilizuar, tregon që Serbia s’është e interesuar për perspektivën evropiane
Demokracia
14:45 | 26 Prill 2023

Share:

Raportuesja e Parlamentit Evropian (PE) për Kosovën, Viola von Cramon, iu referua tweeteve që i ka dërguar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe ka thënë se nëse kryeministrja flet në mënyrë të tillë “të paqytetëruar” – nuk krijon përshtypjen se ajo është dikush që i intereson bashkëpunimi me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe se kjo mund të jetë shenjë se Serbia nuk është e interesuar për perspektivën evropiane.

Kujtojmë se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i tha raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon se “duhet të ketë turp”, pasi von Cramon njoftoi se bojkoti i zgjedhjeve në veri të Kosova ishte në kundërshtim me standardet demokratike, transmeton Demokracia.com.

Komunikimi i Ana Bërnabiq në Twitter flet vetë, nuk kam nevojë ta komentoj, tha sot von Cramon.

Duke deklaruar se kushdo që lexon tweet-e dhe tema mund të krijojë mendimin e vet, ajo shtoi: “Nëse kryeministrja trajton retorika të tilla, sulme të tilla, sillet në mënyrë të pacivilizuar ndaj anëtarëve të Parlamentit Evropian – kjo thotë shumë. Nuk mund ta kuptoj se çfarë strategjie madhështore fshihet pas saj – a ka vullnet në Serbi për të vazhduar integrimin, për të parë perspektivën evropiane, apo është qëllimi për t’u përplasur dhe për të qenë arrogant? Ndoshta kjo është një shenjë se Serbia thjesht nuk është e interesuar për perspektivën e saj evropiane”, u tha gazetarëve Viola von Cramon. /Demokracia.com/

Të ngjashme