Lajme
“Vodhët zgjedhjet”, opozita “fajëson” PS-në për disfatën e 14 majit dhe bojkton Kuvendin
Demokracia
11:23 | 18 Maj 2023

Share:

Deputetët janë rikthyer në Kuvend pas fushatës dhe zgjedhjeve të 14 majit ku fitoi shumicën e bashkive Partia Socialiste.

Përfaqësuesit e opozitës fajësuan PS për humbjen duke e akuzuar për vjedhjen e zgjedhjeve dhe më pas kanë bojkotuar sencën plenare.

Flamur Noka e cilësuar procesin zgjedhor më të turpshmin në historinë e vendit.

“Sot, është një ditë që çdo shqiptar i ndershëm e shikon që para dy ditësh u mbyll një proces, më i turpshmi në historinë e Shqipërisë. Më 14 Maj nuk kishte zgjedhje, por një proces votimi. Ditën e dielë ju konfirmuat se këtu nuk ekziston një qeveri demokratike, por në Shqipëri dita e dielë konfirmoi se ka një narko-regjim. Në Shqipëri u tregua ditën e dielë se vija ndarëse mes partisë dhe shtetit nuk ekziston, parti-shtet ishin të gjithë krim, para krimi, korrupsioni, droge.

Të gjithë ishin garnizon i PS për të blerë, vjedhur, dhunuar, terrorizuar procesin e quajtur zgjedhor vetëm e vetëm me një kusht, që Rilindja të merrte 100% të pushtetit. Banda e quajtur qeveri shkoi të dielën me një moto: Të gjithë pushtetin sovjetëve! Kjo tregon mentalitetin e Edi Ramës dhe kësaj qeverie, nuk ishte imagjinuar ndonjëherë që kryeministri t’u thoshte njerëzve që po votuat opozitën do u lëmë pa drita, ujë e energji. Jeni duke e çuar Shqipërinë në kufijtë e së pamundurës, këto mekanizma i përdor vetëm mafia. Bëhuni gati se do u përgjigjemi siç i përgjigjemi një bande kriminale, nuk ka asnjë mënyrë tjetër tashmë me ju ”, tha Noka.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur npër largimin e opozitës nga seanca duke u shprehur se humbjen duhet ta kërkojnë te vetja dhe jo të kundërshtarët.

“S’dua të bëj replikë me askënd, as shkopin që ka mbetur pa flamur e asaj që foli në emër të asaj që ka mbetur nga foltorja e Berishës, mendoj që historia që në këto vite që humbësi e sheh fajin te kundërshtari dhe asnjëherë nuk e bën një analizë se çfarë ka bërë gabim, është se të insistosh te gabimi është çmenduri.

Apeli im edhe pse opozita e nisi punën me bojkot të pranueshëm pas rezultatit në zgjedhje, thirrja ështyë që opozita t’i rikthehet punës në Kuvend. Duhet të punojmë për një sërë çështjesh që kanë rëndësi mes opozitës dhe mazhorancës. Jemi gati të vijojmë bashkëpunimin.

Opozita s’mund të marrë peng zgjedhjen e një organi të rëndësishëm kushtetues si Avokat i Popullit. Prej të hënës do i kërkojmë opozitës duhet të ulemi për të dakordësuar kandidatin që do të jetë dhe avokat i popullit”, tha Balla./Gazeta Expres

Të ngjashme