Lajme
Vodhën pensionet, arrestohet drejtori i postës dhe shefi i zyrës në Dibër, arratiset punonjësi
Demokracia
10:05 | 22 Korrik 2022

Share:

Arrestohet drejtori i postës së Dibrës Ilir Vraniçi dhe shefi i zyrës Xhevdet Doda nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Prokurorja Xhoana Mehmetaj ka firmosur urdhër-arrestin edhe për punonjësin e postës Gazmir Hasi, i cili akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentesh. Ky i fundit është në kërkim.

Ky person sipas hetimeve ka vjedhur pensionet. Mësohet se shuma e vjedhur është rreth 6 milionë lekë të reja.

Dy shefat e tij, drejtori i postës dhe shefi i zyrës akuzohen se nuk e kanë pikasur vjedhjen edhe pse në dokumentacionet e plotësuara nga Hasi ka parregullsi në periudhën janar-maj të këtij viti.

Të ngjashme