Lajme
Vlora Çitaku ia bënë bajat Fitore Pacollit: Sovraniteti pa aleanca ka pak dobi
Demokracia
23:11 | 01 Nëntor 2022

Share:

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi deputetja e pushtetit, Fitore Pacolli, tha se SHBA ka të drejtë të shqetësohet, porse jemi shtet i pavarur dhe vetë i marrim vendimet.

Çitaku ka thënë se sovraniteti pa aleanca nuk ka dobi, shkruan Demokracia.com.

“Liria dhe pavarësia jonë nuk janë vetëm produkte të luftës sonë dhe të drejtës historike. Sigurisht, pa përpjekje, pa luftë, dhe pa sakrificë as perëndimi nuk do të lëvizte për të na ardhur në ndihmë. Megjithatë, ka shumë popuj nëpër botë që luftojnë e sakrifikojnë, por nuk arrijnë t’i realizojnë aspiratat e tyre. Ne kemi fituar edhe sepse kemi krijuar miqësi. Edhe sepse kemi pasur aleatë. Gjithmonë përgjatë historisë, e edhe sot, një mësim ka mbetur i vlefshëm, aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti dhe e drejta. Sovraniteti pa aleanca ka pak dobi. Shembuj si nga historia e edhe nga e sotmja kemi me bollëk”, ka shkruar Çitaku, përcjell Demokracia.com.

Çitaku, po ashtu, ka thënë se do të ishte mirë të nxjerrim mësim e të jemi më të vëmendshëm ndaj aleancave tona të çmuara.

Të ngjashme