Lajme
Vjosa Osmani me mijëra euro të ardhura mujore, hesht për pagat që Kurti ua ndali mësimdhënësve grevistë
Demokracia
22:25 | 31 Gusht 2022

Share:

Shoqëria kosovare vazhdon të jetë e ndarë sipas bindjeve politike dhe as e para e shtetit nuk po arrin ta përfaqësojë unitetin e popullit.

Neni i katërt i Kushtetutës së Kosovës, pika e tretë e tij, ngjan sikur ekziston vetëm në letër.

“Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti i Republikës së Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë”, thotë ky nen, përcjell Demokracia.com.

Por, presidentja Vjosa Osmani nuk po e përfaqëson krejt popullin.

Ajo edhe sot heshti për shkeljen flagrante të të drejtave të mësimdhënësve kosovarë, të cilëve Qeveria e Albin Kurtit nuk ua ekzekutojë pagat, shkruan Demokracia.com.

Vetë Osmani merr mijëra euro nga buxheti i Kosovës dhe nuk e tha asnjë fjalë për ndaljen e pagave të mësimdhënësve të varfër, që jetojnë nga puna dhe paga e tyre. /Demokracia.com/

Të ngjashme