Lajme
Vjosa Osmani e shndërron Presidencën në rezidencë familjare, e pret Duan bashkë me Prindonin dhe vajzat e saj
Demokracia
19:12 | 05 Gusht 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë të premten titullin “Ambasadore Nderi” këngëtares botërore Dua Lipa.

Dua Lipa përformoi të enjten në “Sunny Hill”, në natën hapëse të këtij Festivali që po mbahet në Parkun e Gërmisë. Do të zgjasë katër ditë.

“Sot, Dua Lipës, i ndava titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje. E falenderova, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë”, ka njoftuar Osmani në Facebook.

Prezent në ceremoninë për ndarjen e titullit “Ambasadore Nderi” ishin edhe dy prindërit e Duas, burri dhe dy vajzat e presidentes Osmani, shkruan Demokracia.com.

Prania e vajzave dhe burrit të Osmanit po kritikohet shumë në rrjetet sociale, duke e cilësuar se e ka kthyer presidencën në pronë private.

“Kur rezidenca Presidenciale kthehet ne rezidence familjare”, ka shkruar gazetari i Kohës, Besnik Krasniqi.

 

Të ngjashme