Lajme
Vjen reagimi i parë i Qeverisë pas arritjes së marrëveshjes
Demokracia
18:44 | 27 Gusht 2022

Share:

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka njoftuar se është arritur marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për letërnjoftimet.

Ndaj kësaj marrëveshje ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Përmes një komenti të shkurtët në rrjetin social “Facebook”, Haxhiu ka thënë se reciprociteti e bënë Kosovën vend normal.

“Reciprociteti është parimi që na bënë të jemi vend normal. Jo përkundër dikujt, por për hir të vetvetes”.

Gjatë kësaj jave, Escobar dhe Lajçak qëndruan në Kosovë dhe Serbi, ku diskutuan me liderët shtetërorë dhe partiakë për çështjen e dokumenteve dhe targave. Ata thanë se palët duhet të zotohen se do të shmangin dhunën më 1 shtator.

Vendimi i 26 qershorit i Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe rriti tensionet në veri të vendit.

Por, bashkësia ndërkombëtare u angazhua për të bindur palët që të arrinin marrëveshje për të shmangur përshkallëzimin e situatës më 1 shtator, kur duhej të hynte në fuqi vendimi për dokumentet serbe, por edhe për target.

Të ngjashme