Kompania Vivo ka prezantuar telefonin më të ri të mençur – e ai është X80 Pro.
Ndryshimi më i theksuar harduerik tek modeli X80 Pro, është sensori i madh i ndjeshëm në prekje që është i integruar në ekran, transmeton Telegrafi.
Sipërfaqja aktive është më e madhe në raport me sensorët që janë pjesa kryesore e telefonave Android, që do të thotë që X80 Pro do të hapet më lehtë pa pasur nevojë të shikohet në ekran.
Vivo është i njohur për kamera të mira, kurse X80 Pro është bërë me kamerë Zeiss, ku kryesorja i ka 50 MP e kamera selfie i ka 8 MP.
Specifikat e tjera për telefonat android të këtij viti, X80 Pro e vë në funksion procesori 8 Gen 1, i ka 12 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme.
Aty është ekrani prej 6.7-inç OLED me rezolucion 1.440p dhe frekuencë freskimi prej 12 Hz. Ka bateri prej 4.700 mAh që përkrahet nga mbushësi 80W, por aty është edhe mbushësi pa tela prej 50W.