Lajme
Viti 2023 më i mirë për Shqipërinë në prodhimin e energjisë elektrike
Demokracia
16:22 | 03 Mars 2024

Share:

Instituti i Statistikave raportoi rreth bilancit në rritje të sasisë së prodhuar të energjisë elektrike në Shqipëri përgjatë vitit 2023.

Sasia e prodhuar arriti në 8.796 GWh duke shënuar një rritje të prodhimit me 25.6 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, raporton tvklan, transmeton Klankosova.tv.

Rolin kryesor në prodhimin e energjisë e zunë hidrocentralet publike në masën 58.2 për qind, hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 40.8 për qind dhe nga të tjerë prodhues (fotovoltaikë) në masën 1 për qind të prodhimit.

Situata e favorshme në prodhim bëri që Shqipëria të dalë më pak në bursë për të blerë energji, pasi shifrat tregojnë një rënie të importeve me 36.9 për qind.

Situatë e mirë hidrike dhe investimet në linjat e transmetimit gjithashtu kanë dhënë impaktin e tyre në rënien me 0.2 për qind të humbjeve në rrjet, ndërkohë që ato në shpërndarje janë ulur me 1.6 për qind, krahasuar me vitin 2022.

Ndërkaq, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2023 u rrit me 1.4 për qind, duke arritur në vlerën 6.221 GWh, ndërkohë që bizneset e ulën konsumin me 2.7 për qind duke arritur vlerën 3.104 GWh.

Të ngjashme