Sport
Vitet janë vetëm shifra për Cristiano Ronaldon: Në takimin me West Ham kapi shpejtësinë 32.51 km/orë
Demokracia
19:19 | 21 Shtator 2021

Share:

Cristiano Ronaldo e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e re te Manchester Unitedi.

Superylli portugez krahas golave të realizuar në tre ndeshjet e fundit, Ronaldo ka dhuruar edhe spektakël në fushë, ndërsa nuk kanë munguar edhe rekordet e reja, përcjell Demokracia.com.

36-vjeçari portugez, që duket se vitet për të janë vetëm numra, ka arritur shpejtësinë maksimale prej 32.51 km/orë gjatë një vrapimi në takimin kundër West Ham Unitedit në udhëtim.

Ndeshja u fitua 1-2 nga Man Unitedit, me Ronaldon protagonist të një goli.

Cristiano Ronaldo me fanellën e Manchester Unitedit këtë edicion ka shënuar katër gola në tri takime.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Juventusi afatin kalimtar të verës. /Demokracia.com

Të ngjashme