Lajme
Videot e ministrave, Lushaku-Sadriu: Qeveria po cenon rendin kushtetues të Kosovës
Demokracia
17:20 | 24 Gusht 2023

Share:

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar ndaj videove të ministrave të Qeverisë Kurti, të cilët po e kritikojnë Prokurorinë Speciale për mosveprim.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në këtë mënyrë Qeveria po e cenon rendin kushtetues demokratik të Kosovës.

Sipas saj, më anë të këtyre videove Qeveria po harxhon energji duke bërë propagandë.

“E humbur në mes të skandaleve, sot qeveria paska vendosur t’a godet prokurorinë me video propagandizuese. Çka të thuhet për një: Qeveri që po rrezikon rendin demokratik të vendit-ndarjen e pushteteve!; Qeveri që angazhimin dhe energjine e saj e përdor veq në PROPAGANDË e KRIZA për të mbijetuar; Qeveri që në vend të rezultateve servon KORRUPSION, ARROGANCË e PAAFTËSI për zgjidhje problemesh; Qeveri që nuk ka realizuar as gjysmën e aktiviteteve të parapara. Në shërbim të kujt ështe Qeveria Kurti? Në shërbim të qytetarëve e shtetit të Kosovës, JO!”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.

Të ngjashme