Lajme
Videot e konfliktit| Nga çeçenet “mjekë”, te Bayraktarët TB2 turq
Demokracia
20:00 | 27 Shkurt 2022

Share:

Lufta në Ukrainë është në ditën e katërt të saj dhe përpjekjet ruse për të marrë Kievit dështuan edhe këtë herë.

Ukrainasit u kanë rezistuar dhe neutralizuar edhe grupet e sabotatorëve, që janë futur në prapavijë, herë duke përdour unformat ushtarake ukrainase, herë si civilë dhe rasti i fundit i një grupi sabotuesish çeçenë edhe si mjekë.

Nga jugu, lindja e deri në Kiev, videot që po postohen në rrjet tregojnë se lufta ka hyrë në fazën më delikate të saj, sa i takon rrezikshmërisë së jetës së civilëve.

Si shembull, në një video të postuar në rrjetet sociale nga ushtria ukrainase, në Lindje të vendit banorët e një qyteze kanë sprapsur me duar në xhepa një autokolonë me tanke ruse. Banorët bllokuan rrugën dhe iu afruan trupave duke mos lejuar përparimin e tyre.

Në një tjetër video, tregohet një ushtar ukrainas që godet me një NLAW, antitanku i famshëm britanik, një tank rus.

Një video tjetër tregon sulmin me dronin turk, Bayraktar TB2 ndaj autokolonës së çeçenëve pak pasi këta të fundit kishin zbritur në aeroportin e Hostomelit, pak kilometra në veri-perëndim të Kievit, shkrun Gazeta Si.

Video tjetër që është bërë po ashtu virale në rrjet është momenti i dorëzimit të disa ushtarëve rusë te ushtria ukrainase. Besohet se ky episod është regjistruar në Kharkov, qytet në lindje të Ukrainës, ku është raportuar se trupat ruse kanë hyrë në brendësi të tij, por ende s’e kanë kontrollin.

Të ngjashme